Komuna e Skenderajt ka pezulluar përkohësisht tenderin prej 2 milion e 145 mije eurosh për ndërtimin e Muzeut dhe Biblotekës së qytetit, shkruan rajoni.org.
Kështu është bërë e ditur në vendimin e lëshuar nga zyra e prokurimit me datën 14 mars.
Rajoni mëson së arsyja e pezullimit, është, një kërkesë për shqyrtim e bërë me datën 13 mars nga një kompani private.
Po ashtu rajoni mëson së gjithë procedura në fjale dyshohet së është e kurdisur dhe e njëjta ka kritere dhe paramasa që favorizojnë grupe të caktuara operatorësh.
Rajoni është duke e përcjellur gjithë procedurën, dhe gjitha paramasat e kriminalizuara dhe kriteret e panevojshme të vendosura në dosjen e tenderit do të i publikoj dhe do të i denoncoj vetëm pas nënshkrimit të kontratës./Rajoni.org/