Monday, June 23, 2025

“Dyshime për shantazh dhe manipulime”, tenderi 360 mijë euro i “Ibër Lepencit” përfundon në OSHP

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” me 23 qershor të këtij viti e ka pezulluar tenderin për “Furnizim me Vetura me rimorkio për terren (6 copë)”, për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), zbulon portali rajoni.org.

Screenshot

Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, janë ngritur dyshime për tenderin e parashikuar në vlerë prej 360,000€, pasiqë pretendohet së në mënyrë të kundërligjshme me datën 27 maj zyra e prokurimit ka propozuar anulimin e procedurë pasi qe sipas tyrë të gjitha ofertat janë të papërgjegjshme.

Në ankesën e parashtruar pranë OSHP-së, “TIC Log shpk”, një kompani private me bazë në Prishtinë, ka kërkuar nga ky organ që t’a rrëzoj vendimin e kësaj ndërmarrje dhe ofertën e këtij operatori t’a shpall fituese.

Sipas ankesës së operatorit “Tic Log shpk”, eliminimi i ofertës së tyre është bërë në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik (LPP), pasi që – siç thuhet në ankesë – “nuk lejohet asnjë tërheqje apo modifikim i ofertës pas dorëzimit të saj dhe gjatë fazës së vlerësimit”. Kompania vlerëson se kjo përbën një precedent të rrezikshëm, që mund të krijojë hapësirë për manipulime dhe marrëveshje të fshehta mes ofertuesve në tenderë të ardhshëm.

Më tej, kompania pretendon se tërheqja e deklaratës nga përfaqësuesi i prodhuesit është bërë si rezultat i “shantazhit të organizuar nga autoriteti kontraktues në bashkëpunim me operatorin ekonomik të rekomanduar për fitues”. “Ky veprim është precedent i keq dhe hap rrugë për negociata të fshehta mes ofertuesve, duke shkaktuar dëm të mundshëm financiar për buxhetin e autoritetit kontraktues”, thuhet në ankesë.

Për këtë çështje, kompania ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime edhe në instanca të tjera kompetente.

“AK ka vepruar ne kundërshtim me NENIN 60, pasi oferta e jonë është ofertë e
përgjegjshme me çmimin me te lirë dhe rrjedhimisht është dashur te shpallet fituese , përderisa oferta e rekomanduar eshte oferte e papërgjegjshme dhe rrjedhimisht do duhej eliminohej. Eliminimi i ofertës tone për arsye te tërheqjes se Deklaratës nga përfaqësuesi/distrubuesi i prodhuesit eshte ne kundërshtim me LPP-ne , për faktin qe nuk lejohet/pranohet asnjë tërheqje apo modifikim te ofertës pas dorëzimit/respektivisht gjate fazës se vlerësimit teofertave , një eliminim me këtë arsyetim është presedan i keq dhe ne rastin tone është ende me keq pasi qe ,skema e tërheqjes është shantazhe i plote dhe me organizim nga AK me OE te rekomanduar , dhe për ketë do ju vejmë ne dijeni se do procedojmë ne instancatjera !? Ky veprim i AK eshte presedan i keq pasi për raste te tilla hap rruge te manipulimeve respektivisht negocimi te fshehte ne mes ofertuesve për raste te ngjashme (psh ne rast se ne një tender te ngjashëm ,OE me çmime te lire negocion me OE me çmime te dytetërhiqet nga oferta ,duke përdorur veprimin e njëjtë: për arsyetim te tërheqjes se deklaratës apo autorizimit nga prodhuesi pa asnjë ndëshkim ) veprime te cilat janë te
sanksionuara me ligje por kalimi i një rasti te tille , konsiderojmë se do përdoret nga OE dhe AK ne te ardhmen dhe kjo munde te sjelle pasoja shume te renda financiare për
buxhetin e AK”, thuhet në ankesë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer