Tuesday, October 7, 2025

Dyshimet për keqperdorim nga Fatmir Krasniqi në NPB, prokuroria deklarohet për rajonin

Me 12 shtator, portali rajoni.org ka raportuar për një tender në NPB ku kjo ndërmarrje e udhehequr nga PDK ka shpallur fitues të tenderit një kompani e cila nuk i ka plotësuar kriteret. Bëhet fjale për kompaninë “Liria Shpk” e cila nuk i ka përmbushur kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit, përkatësisht pozicionin 1 “Interfon addressable” dhe pozicionin 2 “Acces Control”.

Lexo edhe: “Tëntuan t’a punësojnë të tenderat nusen e djalit të komandatit, shkelen edhe procedurat”, Krasniqit të NPB’së me shokë i’u prishët plani nga inspektorati i punës

Lidhur me procedurën në fjalë, për rajonin janë deklaruar edhe prokuroria.

Ata kanë thënë së datë 11.06.2025, prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me çështjen në fjalë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se më datë 11.06.2025, prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me çështjen në fjalë. Aktualisht, jemi në pritje të raportit zyrtar mbi veprimet e ndërmarra nga ana e hetuesve të Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjjen e dhënë për rajoni.org nga prokuroria themelore Prishtinë.

Portali rajoni.org i ka dërguar pyetje edhe vet zyrtarit në fjalë, Fatmir Krasniqit, mirëpo i njëjti deri në publikimin e artikullit nuk është përgjigjjur.

Rajoni.org i ka dërguar edhe OSHP’së pyetje edhe NPB: të njëtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigjje.

Lexo edhe: Oferta më e shtrenjtë fitoi tenderin: NPB e Prishtinës do të paguajë 34% më shumë në tenderin gjysmë milionësh

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer