Sunday, March 23, 2025

Dyshimet për ‘kurdisje’ të tenderit në Lipjan, eksperti i OSHP-së rekomandon të kthehet në rivlerësim

Komuna e Lipjanit e udhëhequr nga Imri Ahmeti ka shpallur fituesin e tenderit që ka të bëjë me “Rregullimi e kanalizimit në rrugen Aleksander Stipcevic”. Por, procedura e vlerësimit të ofertace pretendohet së janë favorizuese për një kompani të caktuar ose diskriminuese për një tjetër, zbulon portal rajoni.org.

Vlera e parashikuar e kontratës është 35 mijë euro.

Pak ditë pasi është shpallur fituesi i tenderit, në zyrën e prokurimit të Komunës së Lipjanit ka parashtruar Kërkesë për Rishqyrtim pranë AK-së operatori ekonomik “Eng Bau shpk”, duke konsideruar që është shkelur Ligji i Prokurimit Publik në vlerësimin e ofertava. Konkretisht ka konsideruar që janë ndjekur disa kritere që favorizojnë një ofertues, dhe e njëjta është kërkuar që ato të ndryshohet. Të gjitha pretendimet e kësaj kompanie prokurimi I Komunës së Lipjanit i ka hedhur poshtë si të pa bazuara.

Më pas kompania ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke konsideruar se janë shkelur një sërë nenesh të LPP-së në vendosjen e vlerësimit të oferave për këtë procedurë.

OSHP-ja me datë 10 shtator e ka autorizuar ekspertin e saj, Burim Zeka për të shoshitur pretendimet e kompanisë ankuese dhe më datë 12 mars e ka përfunduar raportin në rekomandimin e të cilit shkruan se ‘Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa që OE ankues të i aprovohet si pjeserisht e bazuar, të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim”, përcjell portal rajoni.org .

Por, cilat ishin dy gjetjet që i gjeti eksperti i OSHP’së në vlerësimin e tenderit nga Komuna e Lipjanit?

Eksperti i OSHP-së pas administrimit të provave të ngarkuara në e-prokurim dhe dëshmive shtesë të ngarkuara nga OE ankues, si dhe hulumtimit te tregut, vlerëson se pozicionet e kontestuara nga OE ankues dhe të dhëna nga OE i rekomanduar për kontratë janë çmime që nuk janë në përputhje me çmimet e tregut dhe se, sipas mendimit të ekspertit shqyrtues, mund të trajtohen sipas nenit 41.4 të RRPP 002/2024: Neni 41.4: Kur tenderët duken të jenë jo-normalisht të ulët për arsye të tjera nga ato të parashikuara në paragrafin 41.3 të kësaj rregulloreje, autoritetet kontraktuese mund të vlerësojnë besueshmërinë e tenderëve të tillë dhe rrjedhimisht të kërkojnë shpjegime në përputhje me paragrafët e mëposhtëm dhe nenin 61 të LPP-së. Rrjedhimisht, eksperti shqyrtues vlerëson se pretendimi ankimor është i bazuar.

Po ashtu eksperti shqyrtues sqaron se me ofertë, OE i rekomanduar për kontratë ka ofruar eskavatorin YANMAR VIO57-U, i cili është marrë në shfrytëzim me kontratë për qira. Pesha e eskavatorit, sipas prodhuesit, është 5321 kg. Sipas dëshmive të ngarkuara në e-prokurim, pajisja është e ndarë në dy pjesë, ku si pjesë e ndarë është ofruar edhe çekani, i cili sipas DUD-it doganor ka peshën prej 1230 kg. Sipas dëshmive, pesha e eskavatorit tejkalohet për 551 kg. Në vendimin e kërkesës për rishqyrtim, AK ka vlerësuar se komisioni i vlerësimit e ka trajtuar si devijim të vogël peshën e tejkaluar megjithatë ne raportin e vleresimit të ngarkuar ne eprokurim nuk është evidentuar se komisioni e ka trajtuar mospërputhjen e peshës së eskavatorit. Prandaj, bazuar në dëshmitë e ngarkuara në sistemin e prokurimit elektronik, raportin e vlerësimit, vendimin mbi kërkesën për rishqyrtim dhe ofertën e Operatorit Ekonomik te rekomanduar per kontratë, eksperti shqyrtues vlerëson se Autoriteti Kontraktues, gjatë procesit të vlerësimit, nuk ka vepruar në përputhje me nenin 59 të LPP-se, si dhe nuk e ka trajtuar ofertën në përputhje me nenin. Për rrjedhojë, pretendimi ankimor vlerësohet si pjeserisht i bazuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer