E mërkurë, 2 Tetor, 2024

Dyshimet për kurdisjen të tenderit në Ministrin e Pecit, eksperti i OSHP-së rekomandon të kthehet në rishqyrtim

Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci ka hapur një tender që ka të bëjë me rrenimin e objekteve ku do te ndertohet objekti i MBPZHR-se. Por, kriteret që janë vendosur në thirrje janë favorizuese për një kompani të caktuar ose diskriminuese për një tjetër, zbulon portal rajoni.org.

“Rrenimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i MBPZHR-së”. Kështu quhet thirrja që është publikuar me 14 gusht 2024.

Vlera e parashikuar e kontratës është 90 mijë euro.

Menjëherë pasi është hapur kjo thirrje, në zyrën e prokurimit të Ministrisë së Bujqësisë ka parashtruar Kërkesë për Rishqyrtim pranë AK-së operatori ekonomik “Osmani Holding”, duke konsideruar që është shkelur Ligji i Prokurimit Publik në kriteret e vendosura për këtë tender. Konkretisht ka konsideruar që janë vendosur disa kritere që diskriminojnë kompani të caktuara dhe favorizojnë një apo të tjera, dhe është kërkuar që ato të ndryshohen. Të gjitha pretendimet e kësaj kompanie prokurimi I ministrisë i ka hedhur poshtë si të pa bazuara.

Më pas kompania ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke konsideruar se janë shkelur një sërë nenesh të LPP-së në vendosjen e kritereve për këtë procedurë.

OSHP-ja me datë 10 shtator e ka autorizuar ekspertin e saj, Ardian Behra për të shoshitur pretendimet e kompanisë ankuese dhe më datë 18 shtator e ka përfunduar raportin në rekomandimin e të cilit shkruan se Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, AK të bëjë përmirësimet në dosje të tenderit dhe të zgjasë afatin për ofertim”, përcjell portal rajoni.org .

Por, cilat ishin kriteret në kundërshtim më ligjin që i vendosi Ministria e Bujqësisë?

Eksperti teknik i OSHP-së ka konsideruar së Kërkesat e përshtatshmërisë profesionale te kërkesa 3 Certifikata ISO 14001 2015 Sistemet e Menaxhimit të Mjedisit, ndërsa te Dëshmia e kërkuar Nr. 3, Certifikata profesionale valide, origjinale ose e noterizuar, (Fushveprimi Ndërtim ose renovim), shihet se kjo kërkesë në kllapa nuk ka të bëjë fare me natyren e punës sepse titulli i tenderit është Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i MBPZHR-së, e jo Ndërtim apo renovim i objekteve. Pra nëse i referohemi titullit të tenderit, dëshmit dokumetare duhet të kërkohen sipas natyrës së tenderit.

Po ashtu edhe si jashtë natyrës së këtij aktiviteti të prokurimit është konsideruar edhe Kërkesa 4 Certifikata ISO 45001 2018 Sistemi i Menaxhimit te Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Eksperti shqyrtues sqaron se AK në DT në kërkesën nr.3 dhe 4, te Dëshmitë, ka specifikuar Certifikata profesionale valide ose e noterizuar, (Fushëveprimi Ndërtim ose renovim). Këto kërkesa në kllapa mendoj që i ka kërkuar jashtë natyrës së këtijë aktiviteti të cilat i ka specifikuar në kllapa. Eksperti shqyrtues mendon që ky pretendim Raporti i ekspertit shqyrtues, lidhur me ankesën e parashtruar nga OE “” OSMANI HOLDING ” SH.P.K.”, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Rrenimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i MBPZHR-së” me numër të prokurimit: “203-24- 8259-5-2-1, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues (AK) – MIN.E BUJQËSISË,PYLLTARISË DHE ZHVILL. RURAL 8 ankimorë i OE duhet të aprovohet si i bazuar, për arsye se AK në dosjen e tenderit kërkesat duhet ti bëjë në harmoni me LPP nenin 51, pika 3. Të gjitha kriteret e përzgjedhjes si dhe dokumentet dhe informatat e kërkuara që janë vendosur dhe përshkruar në këtë nen, duhet të jenë drejtpërdrejt relevante dhe proporcionale në raport me lëndën e kontratës përkatëse. Si dhe RRPP 001/2022, nenit 17.17 Dosja e tenderit do të përgatitet në mënyrë që nuk: a. Kufizon konkurrencën në mesin e OE, ose b. Diskriminon kundër ose vepron në favor të një ose më shumë OE.

Kërkesë diskriminuese dhe njëkohësisht favorizuese ndaj kompanive është parë edhe kërkesa specifike për kriterin e Bagerit me kapacitet 20 tonë.

“Kërkësa e AK te pika 4 eksperti shqyrtues rekomandon AK të kriojon mundesit te OE të cilet shprehin interesimin në këtë aktivit të prokurimit të ju mundësoj që ta zvogëlojë tonazhin e bagerit pra minimumi të jet ma i vogë se 20 ton në mënyr që ta mundësojë konkurencen pra mos ta specifikoj vetëm në 20 tonë. Andaj Ekpserti shqyrtues mendon që kjo pik e nakesës të aprovohet si e bazuar dhe se AK duhet ti kotiqojë këtë kërkes të vendosur në DT”, thuhet në rekomandimin e ekspertit të OSHP./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer