E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dyshohet për kurdisje në tenderin 300 mije eurosh në komunën e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë ka hap ofertat e tenderit për përmes të cilit planifikohet “Ndertimi rrugeve me kubëza Lot II dhe lot III – Ritender” me vlerë të parashikuara prej 299,308€, raporton portali rajoni.org.

Portali rajoni.org ka mësuar se në ri’tender në dy lotet tani në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani ofertues. E tërë kjo për shkak të kufizimit të konkurrences duke vendosur kritere diskriminuese.

Pse ky tender dyshohet së është i kurdisur!?

Burimet të rajonit pretendojnë së ky tender është ri-shpallur nga Komuna e Vushtrrisë duke i vendosur kriteret favorizuese për kompaninë “Kopshti SHPK”.

Sipas të njëjtave burime, Autoriteti Kontraktues pas dështimit në herën e parë ka vendosur t’a rishpall në tender me të njëjtën paramas por që tani në ri’tender është rritur çmimin dhe rrjellimisht edhe vlera e parashikuar dhe janë ndryshuar kriteret. 

Se ky tender ka dyshime për kurdisje është ndryshimi në kërkesën e kriterve; pasi që zyra e prokurimit ka vendosur në kritere një pajisje që e posedon ‘vetëm’ kompania “Kopshti”. Bëhet fjale për kriterin ‘gërshere hidraulike montuese në eskavator’.

Së këtë pajisje të veçantë e posedon kjo kompani; mund të konfirmohet farë lehtë edhe nga pamjet e siguruara nga portali rajoni.org.

Portali rajoni ka kërkuar qasje në dokumente publike dhe është në pritje të dokumentacionit për të sjellur hulumtimin e plotë dhe ndryshmet që janë bërë nga tenderi dhe ri-tenderimi.

Portali rajoni ka pyetur zyren e prokurimit të Vushtrrisë lidhur me çështjen dhe pas pak do të publikoj përgjigjjen e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer