Para pak minutash në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një rast i vetëvrasjes.
Sipas burimeve të express brenda organit të hetuesisë, dyshohet se një person pasi ka lënduar të dashurën e tij me thikë, është vetëlënduar poashtu me thikë dhe nga plagët e marra ka vdekur.
Dyshohet se e dashura e tij ka pësuar disa lëndime të lehta.