E martë, 29 Tetor, 2024

“Tradhetar”, Reagojnë Demokratët për Drenasin pas kalimit të asamblistit të tyre si i pavarur

Inciativa “Demokratët për Drenasin”, ka reaguar pasi që së fundmi një asamblist i kësaj partie, Hamit Haxhiu, ka kaluar si i ‘pavarur’, shkruan portali rajoni.org.

DD përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se para disa minutave ata janë njoftuar, me “largimin” nga partia të asambleistit në fjale i cili sipas tyre ka hyre në pazare të cilat do të dalin së shpejti në pah.

Reagimi i plotë:

TRADHTARI KA EMËR…!

Të nderuar qytetarë,

para disa minutave u njoftuam, me “largimin” nga partia të asambleistit, i cili në logon e partisë sonë fitoj ulëse në asamble.

Hamit Haxhiu, tradhëtoj besimin e qytetarëve, besimin e Kryetarit Ajazi, besimin e subjektit tonë politik.

Hamit Haxhiu, tradhëtoj planprogramin për të miren e Drenasit.

Hamit Haxhiu, nga një profesor u shëndërrua në një tradhëtar.

Hamit Haxhiu, sot zgjodhi të jetë në krahun e gabuar.

Në krahun e shkatërrimit të Drenasit.

Në krahun e tradhtarëve.

Po të ishte vërtet veprimi i tij për interes të qytetarëve, ai do të kishe dorëzuar mandatin e fituar me Demokratët e Drenasit, e jo të tradhëtoj besimin qytetarë, kinse i “pavarur”, por që ditët në vijim do të na tregojnë që do të jetë tërësishtë i varur me pushtetin.

Pazari që e shtyri profesorin, të shëndërrohet në TRADHTAR.

Pazaret e tij do të dalin në sipërfaqe qysh në seancën e ardhëshme me votimin pro për pronat, për “dostat” e Kryetarit!

Nëse këtij “profesori” i ka mbetur pak dinjitet duhet të jap dorëheqje dhe të dorëzojë mandatin e fituar në logon e partisë sonë.

Mesazh nga këtu, për asambleistin e shitur dhe Kryetarin në ikje:

ME VOTË QYTETARE, NË ZGJEDHJET E ARDHËSHME, DO TË JU PENSIONOJMË.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer