Tuesday, June 24, 2025

E bujshme nga Spanja/ Laporta ndryshon mendim, Xavi rrezikon shkarkimin nga Barcelona

Pasi njoftoi para kohe lamtumirën e tij në fund të sezonit dhe më pas kishte ndryshim mendimi, Xavi me të vërtetë mund të mos drejtojë Barcelonën sezonin e ardhshëm.

Sipas “RAC1”, klubi katalanas është gati ta shkarkojë atë sepse janë të zhgënjyer nga sjellja e tij në ditët e fundit kur ai deklaroi se do të jetë e vështirë të luftohet me Real Madrid ndërsa më parë i kishte thënë presidentit Laporta, i cili pikërisht për këtë kishte pranuar ta konfirmonte pavarësisht lamtumirës së paralajmëruar, se ishte optimist për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, se si qëndron e vërteta rreth këtij lajmi, do të kuptohet më mirë në javët në vijim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer