E dashura e Leonardo DiCaprios, Vittoria Ceretti, dukej e mahnitshme teksa pozoi pa sytjena dhe u zhvesh me të brendshme për një sesion fotografik.
25-vjeçarja mahniti në fotot e reja si pjesë e botimit të marsit 2024 të ELLE.
Modelja Vittoria, e cila është e lidhur me aktorin e “Inception” që nga vera e vitit të kaluar, ka treguar talentin e saj para kamerës.
Në një foto, bukuroshja u shfaq me një korse të zi me dantella dhe çorape të ngjashme.
Ajo e kompletoi ‘look’-un me një pallto të bardhë gëzofi dhe me taka të larta.Vittoria – e cila është e bija e Giuseppe Ceretti-t dhe stilistes Francesca Lazzari – gjithashtu i la pak vend imagjinatës.
Nuk është e qartë se kur Leo dhe Vittoria u njohën, por ata u panë duke kaluar kohë së bashku në Ibiza në gusht të vitit të kaluar.
Vetëm pak javë më vonë, lidhja e tyre ishte bërë më serioze.
Vittoria ishte martuar më parë me DJ Matteo Milleri.
Ata u martuan në vitin 2020.