Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi mbrëmë në fshatin Dumnicë të Podujevës, la të lënduar katër persona të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Njëra nga ta nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Azize Rexhepi, 87-vjeçare.
Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.