E shtunë, 28 Shtator, 2024

E dhimbshme: 30-vjeçari nga Skenderaj s’u bën ballë plagëve të marra në aksident, humb jetën në spital

Një aksident trafiku kishte ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, saktësisht në fshatin Polac, ku si pasojë kishte mbetur i lënduar rëndë një person. 30-vjeçari ishte dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e më pas për shkak se ishte në rrezik për jetë, ishte transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së bëjnë me dije se viktima nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra në aksident dhe si pasojë ka ndërruar jetë sonte në spital.

Sinjali mëson se viktima është Arxhend Goxhuli, 30-vjeçar.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast shoferi kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer