Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër.
Binte shi i madh kur 30-vjecari voziti drejt Cyrihut mbrëmjen e së mërkurës.
Në Ëinterthur kishte ndodhur në akisdent, ai telefonon nënën e tij dhe donte të shkonte në ndihmë, këtë e ka berë të ditur vëllai i tij, Besart Morina.
Përpjekja e Morinës për të ndihmuar përfundon fatalisht. Morina u godit nga një veturë e cila u përplas në autostradë. 30-vjeçari është hedhur mbi parmakë në rrugën kryesore poshtë dhe është përplasur nga një makinë tjetër.
Kosovari vendas është dërguar menjëherë në spital. Por çdo ndihmë ishte shumë vonë.
Vëllai i Morinës, Besarti, po atë mbrëmje u njoftua nga vëllezërit e kunatës së tij: “Më ra telefoni. Isha në shok, thjesht nuk doja ta besoja”, ka thënë ai.