E martë, 19 Nëntor, 2024

E dhimbshme: Dyshohet se përdori armën e babait polic, ky është 28-vjeçari që u vetëvra mbrëmë

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një veturë. Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Sinjali mëson se viktima është Ermal Vitija, 28-vjeçar, nga fshati Hajvali i Prishtinës.

Vitija dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, i cili është zyrtar policor, për të kryer aktin e rëndë.

Sipas burimeve të Sinjalit, në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e babait të të ndjerit.

Rastin tragjik e ka konfirmuar mbrëmë edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer