Sunday, January 25, 2026

E dhimbshme: Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

Shoqata e Kërkim – Shpëtimit e Kosovës ka bërë të ditur se personi i raportuar i humbur, Yll Hyseni, 18-vjeçar nga fshati Brod i Komunës së Shtërpcës, është gjetur fatkeqësisht pa shenja jete.

Në njoftimin e shoqatës thuhet se ekipet e kërkim–shpëtimit, së bashku me banorët e fshatit dhe Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një operacion të gjatë dhe të koordinuar deri në lokalizimin e trupit të të ndjerit.

“Dua t’i falënderoj të gjithë banorët e fshatit dhe policinë për bashkëpunimin. Zoti ju shpërbleftë për kontributin që dhatë deri në gjetjen e tij”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Policia tashmë ka marrë përsipër procedurat e mëtejme ligjore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer