E hënë, 28 Tetor, 2024

E DHIMBSHME: Humb jetën edhe personi i dytë i aksidentit fatal në rrugën Kaçanik-Ferizaj

Një aksident i rëndë i shkaktuar gjatë orëve të mbrëmjes të premten në rrugën Kaçanik-Ferizaj, ku u përfshinë tri vetura, la të vdekur një person dhe pesë të tjerë të lënduar.

Fatkeqësisht, po atë ditë kishtë humbur jetë 19 vjeçari Lorent Trena, kurse një ditë pas aksidentit, si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur edhe e moshuara, Zyrmije Raka.

“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku dhe ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë 18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer