Katër persona kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mes tri veturave para rreth një ore në rrugën Ferizaj-Shtime
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë Sinjali ka mësuar se tre nga katër persona e vdekur janë, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Dyshohet se dy nga të vdekurit janë nga fshati Mollopolc, ndërsa dy të tjerënga fshati Dramijak.