E diel, 17 Nëntor, 2024

E dhimbshme: Kjo është 32-vjeçarja që u gjet pa shenja jete dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Drenoc të Malishevës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Kosovare Morina, 32-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë kanë bërë me dije se e ndjera është dërguar atje pa shenja jete, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se e ndjera i ka dhënë fund jetës së saj. Në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë deklarata e bashkëshortit të viktimës, i cili ka deklaruar se e ka gjetur 32-vjeçaren të varur në litar në oborrin e shtëpisë së tyre.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer