E premte, 15 Nëntor, 2024

E dhimbshme: Kjo është 38-vjeçarja nga Gjakova që vdiq pasi dyshohet se dogji veten, u varros sot

Gazeta Sinjali raportoi më 13 gusht për një ngjarje të rëndë që kishte ndodhur në fshatin Ramoc të Gjakovës, ku një grua kishte tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke ia vënë flakën vetes me lëndë djegëse. 38-vjeçarja ishte dërguar në QKUK për t’u trajtuar por e njëjta nuk ka mund të ju bëjë ballë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Të ndjerës, Marte Sokoli lamtumira e fundit i është dhënë sot, ndërsa siç njoftojnë familjarët, e pamja mbahet në familjen Nrejaj në Ramoc.

“Kalimi në amshim në këtë moshë kaq të re na pikëlloj tejmase mbare familjen Nrejaj dhe Sokoli. Do të mbetësh e paharruar në mendjet dhe zemrat tona gjithmonë Marte Sokoli-Nrejaj! NJOFTOJME: MIQ E DASHAMIR që varrimi i të ndjerës bëhet nesër me dt. 26.08.2023 në ora 16:00 në varrezat e fshatit Ramoc.

E pamja mbahet ne familjen Nrejaj ne Ramoc. Zoti ju paft me të mira gjithve! Te pikëlluar, Familja Nrejaj dhe Sokoli!”, thuhet në njoftmin e familjes.

38-vjeçarja, pas lëndimeve të rënda që kishte marrë, ishte dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, por për shkak të natyrës së lëndimeve, ishte transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer