E premte, 27 Dhjetor, 2024

E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës duke rënë nga kati i pestë i ballkonit të banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në familjen Ahmeti në rrugën ‘Abedin Sogujeva’ në Fushë Kosovë. Vajza e familjes, humbi jetën tragjikisht duke rënë nga kati i pestë i ballkonit të banesës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Eranda Ahmetin, 37-vjeçare, e cila dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.

Ekipi mjekësor i Emergjencës mbrëmë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore dhe Sinjali mëson se është marrë dëshmia e vëllait të viktimës, i cili ka deklaruar se e ndjera ishte me terapi mjekësore për shkak se vuante nga një sëmundje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer