Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në rrugën Lluzhan – Batllavë, saktësisht në fshatin Llugë të Podujevës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëosn se vitima është Donart Qerimi, 17-vjeçar.
Po ashtu ka mbetur i lënduar rëndë edhe shoferi 19-vjeçar që po drejtonte veturën dhe pasagjeri tjetër 18-vjeçar, teksa nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.