Dje rreth orës 21:10 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndërruar jetë personi që ishte përfshirë në një aksident dy muaj më parë në qytetin e Drenasit.
Siç merr vesh Sinjali së personi që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve është Zeqir Bahtiari, 83-vjeçar.
Ceremonia e varrimit të të ndjërit është zhvilluar sot në varrezat e fshatit Fushticë e Poshtme në orën 16:00.