Si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe fatkeqësisht ka humbur jetën një person në Rahovec.
Burimet e portalit rajoni.org kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për të riun Avni Gashi, i cili vdiq pasi u vetkaksidentua derisa po punonte me traktor në një fushë në fshatin Sapniq.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”, ka njoftuar Policia.