Si pasojë e një aksidenti me traktor në fshatin Ngucat të Malisheves, një 17 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda dhe fatkeqësisht ka humbur jetën kurse në tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton portali rajoni.org.
Faqja e fshatit Bellanicë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për të riun Ismail Syla, i cili vdiq pasi incidentit me traktor derisa po punonte në fushë.
Rastin për rajonin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se viktima është 17 vjeçar, teksa ka shtuar se edhe i lënduari është i moshës së mitur.