Pas një aksidenti ka ndërruar jetë mërgimtari Valmir Beqiri, nga fshati Duboc i komunës së Vushtrrisë, me banim në Francë. Humbja e tij e parakohshme ka prekur familjen, të afërmit dhe mbarë qytetarët që e njohen për thjeshtësinë, përkushtimin dhe dashamirësinë që e karakterizonte.
Valmiri ishte pjesë e diasporës sonë që jetonte dhe punonte me dinjitet në Francë, duke mbajtur gjithnjë lidhje të forta me vendlindjen dhe familjen. Ndarja e tij nga jeta në një moshë të re lë pas dhembje të madhe dhe kujtime të paharruara tek të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.
Informacionet e hollësishme rreth ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura në kohë të duhur nga familjarët.