Monday, June 9, 2025

E Dhimbshme: Në këtë fshat të Skënderajt nuk kanë mbetur as 10 shtëpi të banuara

Një banor i të 60-ave nga fshati Suriganë i Komunës së Skenderajt njëherit ish-ushtar i UÇK-s, ka shprehur dhimbjen e tij ndaj shpërnguljes së banorëve të kësaj ane drejt perndimit, shkruan Rajoni.org.

Ai në një bisedë spontane me gazetën Rajoni ka theksuar se në fshatin e tij (Suriganën), ku dikur ishin afër 80 shtëpi sot nuk janë as 10 sosh me banorë, sepse shumica kanë dalë nga ky fshat i bukur malor, që shtrihet në pjesën veriperëndimore të Drenicës e që kufizohet me fshatrat serbe të Zubin Potokut.

“Nuk di be vëlla çka u bë kështu tanë ikën, jen metë veç pak shtëpi edhe ato ma shumë veç me ka dy banorë, një plak e një plak beso vjet mollët në rrema kanë mbet qashtu s’ka pas kush i shkunë, sepse edhe ata pak të rinj që kanë mbet, tanë syrin e kanë për jashtë.”, -tregon ai për Rajonin.

Sipas tij, ajo çka është më shqetësuese për të dhe për banorët e atyshëm është se numri i shtëpive të serbëve në këtë fshat i ka tejkaluar ato të shqiptarëve.”

“Dikur ne i merrnim tokat e serbëve për t’i punuar se kishim fuqi punëtore sot u kthye e kundërta kemi raste që tokat tona po u jepen serbëve për t’i punuar për gjysmë”, -shtoi më tutje ai për Rajonin.

Entuziazmi i fëmijëve kur shkonin në shkollë së bashku me bukuritë natyre që i jepnin një hijeshi këtij fshati piktoresk, ky bashkëbisedues spontan thotë se është zvogëluar dukshëm, dhe se në vazhdoftë kështu fshati do të shuhet./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer