Tre anëtarët e familjes Pacolli që ranë në lumin Lepenc afër fshatit Orman të Shkupit pasditen e djeshme pas një aksidenti me veturën e tyre janë gjetur të vdekur pas disa orësh kërkime, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Behgjet Pacolli, i cili sipas informacioneve të para ka lidhje familje me viktimat, raporton Gazeta Sinjali.
“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë.
Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Behgjet Pacolli.