Një 25-vjeçar nga Abria e Skënderajt, me vendbanim në Shtrubullovë të Drenasit ka humbur jetën sot pasi është rrëzuar aksidentalisht nga rimorkio e cila ishte e ngarkuar me dru.
Rajoni ka zbuluar se viktima është Ekrem Smakiqi.
Burimet e rajonit nga QKMF “Dr.Hafir Shala” në Drenas, kanë thënë se viktima është pranuar pa shenja jete rreth orës 11 e 30 minuta.
Për rastin është njoftuar policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e rastit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i 25-vjeçarit është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.