Dje u raportua se një person u gjet pa shenja jete në rrugë, shkruan portali Rajoni.org.
Policia doli në vendin e ngjarjes, ku bëri ekzaminimet e nevojshme për të trajtuar rastin.
Pas identifikimit mjeku konstatoi edhe vdekjen e personit në fjalë, për të cilin portali Rajoni mëson se është mësuesi i Shkollës Fillore “28 Nëntori” në Malishevë, Sabit Kryeziu.
Rajoni pas hulumtimit të rastit e ka evidentuar shkollën, e cila ka bërë edhe njoftimin zyrtar për vdekjen e mësimdhënësit të tyre. FOTO: