Mediet sot kanë raportuar për një ngjarje të rëndë, që kishte ndodhur në mesnatë në një lokal të Prizrenit.
Një 38-vjeçar kishte rënë pa ndjenja në mes të lokalit. Ai dyshohet se pësoi atak kardiak.
Burimet e Rajonit brenda policisë kanë bërë të ditur se personi është 38-vjeçari, Bujar Ibrahim Kryeziu.
Familjarët e të ndjerit kanë publikuar edhe fotografinë e tij, për të njoftuar rreth vdekjes së papritur të tij.