Në ora 04:40 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident fatal në Çagllavicë. Si pasojë ka humbur jetën një burrë 35 vjeçar.
Raportohet se në këtë aksident ka vdekur, Arbnor Ademi nga komuna e Lipjanit.

Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.