Me pikëllim të thellë është njoftuar se ka ndërruar jetë Ramiz Shapeta, në Korroticë të Drenasit – punëtor i Serviseve në DPQ.
I ndjeri njihej si punëtor i mirë, i përkushtuar dhe i zellshëm. Ai ka shërbyer si manipuluës i shirtrave magjistral për transportin e qymyrit, duke lënë pas vetes kujtime të mira te kolegët dhe bashkëpunëtorët.
Në emër të të gjithë punëtorëve dhe kolegëve të KEK-ut, Sindikata e Re e KEK-ut ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur Ramiz Shapetën.
Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 15:00, në vendlindje, në Korroticë të Drenasit.