Ka ndërruar jetë personi, i cili ishte lënduar rëndë më 14 korrik 2025, si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Baicë të Drenasit, përcjell rajoni.org.
Bëhet fjalë për Rrustem Vilakun, i cili kishte humbur kontrollin dhe kishte pësuar vetaksident.
Lajmin e kanë dhënë familjaret përmes rrjetit social “facebook”.
“Njoftojmë miqë shokë dhe dashamir me rastin e vdekjës së axhës Rrustem (Hisen) Vilaku varrimit bëhet nesër me datë 26.07.2025 në ora 17:00 në lagjen Vilaku Zotit e mëshiroftë dhe e gradoftë me xhenet!”, thuhet në njoftimjn e tyre.