Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë, kontribuuesit e vendit, në luftë e në paqe po ikin nga Kosova për një jetë më të mirë, raporton portali rajoni.org.
E gjithë kjo, pasi janë të zhgënjyer nga sistemi aktual politik, ekonomik e social.
Një rast i tillë është edhe ai i Avni Buliqit nga Vushtrria, i cili sot ka marrë rrugën për Gjermani. Ai është larguar nga Kosova për të siguruar jetë më të mirë për vete dhe familjen e tij.
Avniu kishtë dhënë kontribut të madh gjatë luftës ku në moshën 19 vjeçare ishtë inkuadruar në UÇK, në kohen kur vendi kishtë me se shumti nevoj për të.
Lajmin për migrimin e tij e ka dhënë për rajonin nipi i Avniut, Hasim Rexhepi.