E shtunë, 28 Shtator, 2024

E dhimbshme: Vetura godet për vdekje 79 vjeçaren nga Drenica

Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shtrubullovë e komunës së Drenasit, ku vetura ka goditur për vdekje një këmbësore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Feride Zenuni, 79-vjeçare nga fshati Shtrubullovë.

E ndjera ishte dërguar me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe e njëjta sipas ekzaminimeve mjekësore ishte në gjendje stabile. Por disa orë më vonë, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë edhe familjarët përmes rrjeteve sociale, ku kanë bërë me dije se ceremonia mortore do mbahet sot në orën 18:30 në varrezat e Shtrubullovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer