Është konfirmuar viktima e dytë e aksidentit tragjik që ndodhi në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për Përparim Dushkollin nga Korrotica e Epërme e Drenasit, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të dashurit të tyre.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmeve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet e afërtve.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit, i cili tashmë ka marrë dy jetë njerëzish.