Ikja e njerzëve nga Skenderaj e nga Kosova po vazhdon në numër të madh drejt vendeve perendimore, shkruan portali rajoni.org.
Shumica e tyre po e lënë vendin për një të ardhme më të mirë. Mungesa e qytetarëve, e sidomos e punëtorëve në vendin tonë ka filluar të vërehet mjaft shumë, pasi shumë biznese po shpallin konkurse pune.
Kështu ndodhi edhe me zyrtaren Komunale të Skenderajt, Vlora Vojvoda, e cila pas 18 vitësh ka lënë punën dhe Kosovën. Ajo ka marrë rrugën për Zvicërr.
Lajmin për largimin nga Kosova e ka dhënë vetë ajo përmes rrjetit social “facebook” ku ka shkruar:
Vendlindja ime,
Komuna ime,
Drenica ime,
Familja ime e shtrenjtë, shoqëri e kolegë të ndëruar erdhi momenti që unë t’i lë të gjitha dhe të marr një rrugëtim tjetër.
Shumë vështirë që të ndahem nga ju Familja ime, falëminderit për kujdesin e pakursyer që keni bërë për mua, ishit dhe to të jeni të pranishëm gjithmonë në jetën time.
Po aq e vështirë ndarja pas një periudhe 18 vjeçare të një pune aktive nëpër institucionet e Komunës së Skënderajt, që e deshta dhe e bëra me shumë dëshirë e vullnet. Këto vite sa më vështirësi po edhe me lehtësi, më ulje e ngritje, më ngecje e sukseese, të gjitha këto do të mbesin në kujtesën time si vite të arta.
Do të dëshiroja me gjithë zemër që një ditë ta shohë Kosovën e sidomos Drenicën që dha shumë për këtë vend, më mirë se Zvicrrën!
Jo lamtumirë, por
Mirupafshim🤗