Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Sipas policisë, viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raportit është vërtetuar se e mitura është dhunuar.
Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësore në bazë të së cilave, ai ka prapambetje mendore të shkallës së lehtë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/