E premte, 27 Dhjetor, 2024

E gjuan ‘rafall’ me kallash te shtëpia e tij dhe e kërcënon: “Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ose ty ose djalin”

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Leskoc të Klinës, ku një 45-vjeçar dyshohet se tentoi ta vras një person, për shkak të një borxhi prej 1 mijë eurosh. Incidenti ka ndodhur në mbrëmje dhe u përcoll me kërcënime, për çka Policia intervenoi me disa njësi policore. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe Sinjali ka mësuar identitetin e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet në lidhje me këtë rast është Tush Mirdita, rreth 45-vjeçar, i cili pas arrestimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por si ndodhi rasti?

Konflikti kishte nisur për shkak të të hollave prej 1 mijë euro që djali i viktimës ia kishte borxh të dyshuarit. Ky i fundit vendosi t’i qërojë hesapet duke iu shkuar në shtëpi familjes së viktimës.

Sipas informacioneve të para, viktima ( ishte përballur me të dyshuarin, i cili po ia kërkonte paratë që djali i tij ia kishte borxh për një veturë që e kishte blerë. Pasi nuk kishte para për t’ia paguar borxhin të birit, 58-vjeçari fillimisht pati një zënkë me të dyshuarin.

Sinjali mëson se aty situata eskaloi, pasi i dyshuari e kërcënoi viktimën, duke e paralajmëruar se “do ta vras djalin ose ty” dhe më pas kishte gjuajtur me breshëri automatiku në drejtim, ku për pasojë disa predha përfunduan në shtëpinë e viktimës.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur mbi 10 gëzhoja, që u konfiskuan nga zyrtarët policorë dhe janë bërë ekzaminimet e nevojshme. Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe inicimin e rastit

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer