E enjte, 26 Dhjetor, 2024

E hidhur: Ky është punëtori i “Unitetit” që vdiq teksa mblidhte mbeturina, ishte në orar të punës

Burimet e Rajonit bëjnë të ditur se i ndjeri që vdiq në orar të punës në Mitrovicë është Bahri Bajraktari, 52-vjeçar. Për këtë të afërmit kanë njoftuar në facebook.

52-vjeçari ishte punëtor i Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave për rajonin e Mitrovicës “Uniteti” ku sipas informacioneve të Sinjalit, ai kishte ndërruar jetë teksa po mblidhte mbeturina.

Posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Nga të afërmit është publikuar edhe fotografia e të ndjerit. Postimi i plotë: “Sod nav ndave prej mesit tonë ishalla ne xhenet
Miku imë Bahri Bajraktari 😢😢😢”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer