E hënë, 23 Dhjetor, 2024

E humbi shtëpinë shkaku i borxhit me fajde, 40-vjeçari denoncon rastin në Polici pas 15 vitesh

Në mesin e dukurive negative në Kosovë, një vend të madh e zënë edhe fajdetë. Si pasojë e zhytjes në borxhe të cilat kanë një përqindje interesi shumë të lartë, shumë persona kanë humbur të gjithë pasurinë e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Në një rast të tillë ishte përfshirë para më shumë se një dekade një qytetar në Vushtrri, i cili kishte marrë hua disa automjete, për të cilat do të paguante kohë pas kohe borxhin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një vit pas marrjes së veturave, në 2008-ën, borxhi i tij kishte kaluar te një person i tretë, të cilit po ashtu i kishte para borxh.

Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, për shkak të mospagesës së borxhit me fajde, ai është detyruar nga i dyshuari që në vitin 2008 ta shes shtëpinë dhe pronën e tij.

40-vjeçari ka bërë me dije se tashmë i kërkohet përmes përmbaruesit ta lëshojë shtëpinë që e ka humbur si pasojë e borxhit, teksa ka pohuar se nuk e ka denoncuar rastin deri më tani për shkak të frikës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Fajde’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer