E hënë, 18 Nëntor, 2024

E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi më e ranguara në botë

Me suksesin në Mastersin në Budapest, xhudoja kosovare ka prekur nivel të ri. Distria Krasniqi tani është xhudistja më e ranguar në botë. Këtë më herët e kishte arritur vetëm Majlinda Kelmendi.

Në ranglistën e publikuar të hënën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, Distria është xhudistja më e ranguar prej të gjitha kategorive. I ka 8280 pikë. E dyta më e ranguara është japonezja e kategorisë deri 70 kilogramë, Saki Niizoe. Ajo i ka 8150 pikë.

E treta është francezja e kategorisë deri 78 kilogramë, Romane Dicko me 7850 pikë. Pikët grumbullohen me sukses nëpër gara. Në Masters, Distria ishte e dyta në kategorinë deri 52 kg. I fitoi 1260 pikë. Kështu është përforcuar në pozitën e parë në ranglistë në kategorinë deri 52 kg. E dyta në këtë kategori tani është Amandine Buchard me 7245 pikë.

Ngritje shumë të madhe ka shënuar Laura Fazliu. Ajo triumfoi të shtunën në kategorinë deri 63 kilogramë dhe mori 1800 pikë në ranglistë. Tani Laura është e dyta në kategori me 5711 pikë. I është afruar pranë britanikes Lucy Renshall që udhëheq me 5881 pikë.

Nora Gjakova ka rënë për një pozitë në kategorinë deri 57 kilogramë dhe tani renditet e nënta. Por norma e saj olimpike nuk rrezikohet.

Ngritjen më të madhe e ka bërë Akil Gjakova, falë dy fitoreve në Masters. Ai renditet i 33-ti në kategorinë deri 73 kilogramë. Ka përparuar për plot tetë pozita. Ranglista në xhudo ka vlerë shumë të madhe. Përmes saj përcaktohen bartësit nëpër gara e për më tepër përcaktohen edhe xhudistët që fitojnë normën olimpike dhe bartësit në Lojërat Olimpike.

Distria ka ndërruar kategori në vjeshtën e vitit 2021. Pasi fitoi të artën olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë, Distria kaloi në kategorinë deri 52 kg. Dhe tani është më e ranguara prej të gjitha xhudisteve. Kjo dëshmon për ecurinë e saj shumë të mirë edhe në kategorinë e re.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer