E enjte, 14 Nëntor, 2024

“E ka vra me kallash në sy të gruas e të fëmijëve”, dëshmitari i rastit rrëfen momentin kritik të vrasjes në Prizren

Gazeta Sinjali raportoi më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur në Prizren ku një person ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.

Për rastin e rëndë ka folur një dëshmitar i rastit, i cili ka zbuluar ekskluzivisht për Sinjalin se viktima u vra në sy të gruas e fëmijëve.

“Njëri doli prej taureg-it, në sy të gruas e të fëmijës e vrajti njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punojke në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin.

Pamje nga vendi i ngjarjes, lagjia “Arbana” Prizren.

Burimet e Sinjali nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima është B.Morina.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia.

Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

Të fundit

Shpallje

Shpallje

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer