Jeta e një prej banoreve të Big Brother VIP Kosova është vënë edhe më në fokus të publikut që prej hyrjes së saj në Big Brother VIP Kosova.
Fjala është për Vesa Vllasaliun, sensacionin e rrjeteve sociale që po tregohet në lojë me karakterin e saj solar duke treguar jetën e saj në të gjitha nuancat.
E së fundmi, ndarja e saj me futbollistin Mërgim Berisha është bërë temë edhe më e përfolur, marrë shkas nga fakti se versionin e tyre të historisë e kanë thënë për herë të parë bashkëshortja e tanishme e tij Edona dhe vëllai i futbollistit.
Është pak e habitshme se si përkoi që kjo punë të ndodhë saktësisht në kohën kur Vesa gjendet brenda shtëpisë më të famshme, në kushte të pamundësisë për të reaguar me versionin e saj.
E një prej deklaratave më të papritura të Edonës ishte ajo në lidhje me faktin se nuk e ka pasur shoqe Vesën dhe janë takuar vetëm disa herë.
E sa të afërta me njëra-tjetrën kanë qenë ato e tregon një fotografi e siguruar nga redaksia e Prive.al.
Në të, shihen dy shoqet e dikurshme në Turqi, gjatë kohës sa Vesa ishte me Mërgimin dhe ky i fundit luante për ekipin e Fenerbahces. Atje, Vesa mësohet se e kishte pritur Edonën në udhëtimin e saj në Turqi.
Gjithashtu, në rrjetin social TikTok po qarkullojnë foto ku Vesa i kishte dërguar letrën Edones (mikes së ngushtë) që të jetë shoqëruesja e parë e saj në dasmë por veprimi i këtij të fundit ndryshoi gjithë rrjedhën e historisë.