Monday, June 30, 2025

E konfirmon agjenti: Thuajse e kryer, Ermal Krasniqi pranë Rapid Bukureshtit

Sulmuesi Ermal Krasniqi do të largohet nga CFR Cluj për t’iu bashkuar Rapid Bukureshtit, me marrëveshjen që është afër, këtë e konfirmoi agjenti Kastriot Telaku për Gazetën Nacionale.

Anësori kosovar ka kaluar disa muaj të vështirë te Cluji pasi kishte probleme për të hyrë në formacionin bazë, edhe pse xhirot e fundit e fitoi vendin në 11-she.

Megjithatë, Krasniqi nuk do të qëndrojë te Cluji për t’iu bashkuar rivalit që po lufton për titull, me agjentin Telaku që e ka konfirmuar për Nacionalen.

“Marrëveshja është shumë afër që të arrihet. Ka mbetur klubet ta kompletojnë mes vete. Besoj kryhet shumë shpejtë”, deklaroi shkurtimisht Telaku.

Kësisoj, Rapid Bukureshti që synon ta fitojë titullin kampion do të ketë një treshe kosovare në sulm që nga janari, pasi rikthehet Albion Rrahmani dhe nënshkruan me Florent Hasanin ditë më parë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer