Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.
Më në fund, Dafina Zeqiri ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun.
Ka qenë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj tek emisioni “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini.
Kur dhe ku do të organizohet, Dafina nuk shpalosi detaje por se kush do të jetë njëri nga artistat që do të përkujdeset për atmosferën festive.
“Afrim Muçiqi do të jetë njëri nga artistat që do të përformojë”, ka thënë Dafina Zeqiri.
Por jo vetëm, Dafina ka thënë se do të ketë edhe artista të tjerë gjatë kësaj nate magjike.