Monday, December 1, 2025

E konfirmon Daut Haradinaj, kunati i Haxhiut pjesë e listës së AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Subjekti politik i udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka nisur të përforcojë radhët e veta duke sjellur edhe emra të rinj për listën e deputetëve që do të garojnë në këto zgjedhje.

Pjesë e listës së AAK-së, do të jetë edhe Dardan Krasniqi, i cili është kunati i ish-ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut.

Kjo u konfirmua përmes një lidhje direkte nga Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer