E premte, 17 Janar, 2025

E konfirmon Policia e Shqipërisë: Tre personat e mbytur në det nuk janë nga Kosova

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar, në zonën e Kavajës.

Tre persona janë mbytur në det.

Viktimat janë babai dhe dy djemtë e tij të mitur.

Policia e Shqipërisë ka përgënjeshtruar informacionet e publikuara në media të ndryshme se viktimat janë shtetas të Kosovës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai, ka thënë se viktimat janë nga Tirana.

“Lajmet e dala në media janë të pavërteta pasi 3 shtetasit e mbytur sot në Kavajë janë nga Tirana e jo nga Kosova” – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Shqipërisë, Gent Mullai.

Disa portale të Kosovës kanë raportuar se viktimat janë shtetas të Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer