E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Ngritet aktakuzë ndaj 64-vjeçares që vrau kunatën e saj duke e goditur me dru

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj të pandehurës Nazire Abdyli, për vrasjen e motrës së bashkëshortit të saj, Saime Domazeti, duke e goditur me dru, raporton portali rajoni.org.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur më datën 23 dhjetor të vitit 2022, kur e pandehura Abdyli, për shkak të pakënaqësisë me papastërtinë e viktimës, e kishte goditur mëe dru të ahut, me pjesë të laminatit dhe dërrasë të llamperisë në trup dhe kokë, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru.

Si pasojë e këtij lëndimi, tashmë e ndjera Saime Domazeti, kishte ndërruar jetë tri ditë më vonë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

“Prizren, 14 korrik 2023 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës N.A., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e njejta ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – motrën e bashkëshortit me të cilën ka jetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës S.D., e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të pandehurës N.A., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, me një dru të ahut, me një pjesë të laminatit dhe me një copë dërrase të llamperisë, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundi e godet në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi, me datë 26.12.2022 rreth orës 05:30 viktima S.D., vdes”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer