Tuesday, August 19, 2025

E ndaloi në rrugë dhe e kërcënoi me armë, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Dje rreth orës 15:30, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri nën dyshimin se ka kanosur me armë zjarri një tjetër mashkull kosovar, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit zyrtar, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të llojit HEKLER, një karikator dhe nëntë fishekë. Gjatë bastisjes së mëvonshme në shtëpinë e tij, janë konfiskuar edhe dy karikatorë të tjerë dhe gjashtë fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer